Sytë padyshim se janë një ndër pjesët më të rëndësishme të fytyrës dhe, rrjedhimisht, patjetër se duhet t’u kushtoni rëndësi pamjes së tyre.

Më poshtë i keni disa mënyra se si mund t’i bëni sytë të duken më të mëdhenj dhe më joshës.

Shndritni rrathët e zinj

Hijet do të bëjnë sytë të duken më të zinj. Përdorni mbulues me ngjyrë të hapur sesa ngjyra e bazës që keni përdorë për fytyrë. Dhe mos harroni të bëni formën e shkronjës V, në mënyrë që ta ndritni të gjithë fytyrën.

Gjithmonë lakoni qerpikët

Kjo mënyrë lakon qerpikët menjëherë dhe gjithashtu zgjeron sytë.

Zbardhoni brendësinë e syrit

Përderisa lapsi i zi bënë që syri të duket më i vogël, një ngjyrë më e hapur neutrale do të ndihmojë që të duken më të mëdhenj. Nuk po flasim për ngjyrë komplet të bardh, por një ngjyrë që është e përafërt me lëkurën.

Nxirrni në pah qoshet e brendshme

Aplikoni hije ose nxirrni në pah qoshet e brendshme të syve tuaj me ngjyrë të lehtë dhe poshtë vetullave. Menjëherë do të hapë sytë tuaj duke i bërë ata të duken më të gjerë.

Kufizoni sytë

Kurrë mos nënvlerësoni rëndësinë e vetullave të trash- ato bëjnë që fytyra të duket më e konstruktuar! Formësoni në mënyrë profesionale dhe provoni trikun e modeleve të pasarelave duke i krehur lartë për t’i bërë sytë të duken më të hapur.

Përdorni maskara

Maskara është magjia për t’i bërë sytë të duken më të mëdhenj dhe nëse përdorni vetëm një produkt përdorni këtë, por provoni maskara për zgjatje ose trashje të qerpikëve.

Bëni vija të pastra

Bëni një vijë sa  më afër linjës së qerpikëve që të është e mundur dhe mos mbyllni sytë duke bërë linja të rrumbullakëta rreth syve- sidomos në fund. Rrisni trashësinë gjatë qosheve të jashtme.