Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut.
Ato janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj.
Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e grave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit.
Ja shenjat paralajmëruese të çrregullimeve hormonale që asnjë grua nuk duhet të injorojë dhe as t’i ngatërrojë:

1.DJERSINI MË SHUMË ZAKONISHT: Djersitja është një proces shumë i rëndësishëm që ndihmon në largimin e toksinave të ndryshme që depozitohen në gjendrat limfatike poshtë gjoksit. Është mëse normale që gjatë verës të dehidratoheni dhe djersini më shumë se zakonisht, por nëse vini re se vazhdoni të djersini në mënyrë të pakontrolluar shkaktarët e vërtetë janë hormonet.

2.KENI LUHATJE EMOCIONALE: Femrat i njohin shumë mirë ditët kur duket sikur gjithçka shkon ters, ndihen të lodhura, të mërzitura, të trishtuara dhe pa kurrfarë entuziasmi. Kjo gjendje emocionale që bëhet më e fortë gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe menopauzës shkaktohet nga çrrgullimet hormonale.

3.JENI VAZHDIMISHT TË LODHURA: Çrregullimet hormonale janë shkaktarët e mudnshmë të ndjesisë së vazhdueshme të lodhjes. Nëse ndiheni e lodhur edhe në qoftë se keni fjetur 8 orë të plota gjumi, kjo nënkupton se nivelet e progesteronit janë shumë të larta. Këshillohuni me një mjek dhe bëni një analizë gjaku.