Grimi veror nënkupton përdorimin e hijeve të ylberta.

Vera ka arritur, që do të thot se është koha të filloni me aplikimin e ngjyrave të hapura. Grimi vibrant definitivisht është një trend këtë sezonë, ashtu si kemi mundur të shohim në disa pista dhe në disa të famshëm.

Qoftë një buzëkuq portokalli ose hije e syve neon e gjelbër, përfshirja e ngjyrave në grimin tuaj këtë verë nuk duhet të jetë një gjë e komplikuar.

Përdorni këto 6 këshilla për të ndriçuar grimin tuaj veror.

E kuqe

Buzëkuqi i kuq është një vulë bukurie, por një në ngjyrë më të errët është edhe moderne edhe joshëse. Pjesën tjetër të fytyrës mbani të thjeshtë: pak maskarë, vetulla të definuara dhe jeni gati.

Portokalli

Jepni grimit të syve një pamje të tymosur tropikale me anë të një hije të ngrohtë portokalli, nga vija e qerpikëve e deri tek vetullat.

Xixëllimë e verdhë

Hija e verdhë-ari me xixëllimë është një mënyrë e fresktë për të shkëlqyer sytë e juaj. Merrni trendin e inspiruar nga diskotekat me xixëllima të mëdha të shtresuara mbi një hije të syve kremi neutral. Kjo bazë do i sigurojë ato nga leskërimi në mollësa, ose më keq, në sy.

Gjelbër

Lineri smerald metalik dhe maskarë e përshtatur theksojnë sytë e juaj dhe i bëjnë ato të shkëlqejnë.

Kaltër

“Kur lozni me një të kaltër të zbehur, provoni të aplikoni atë me anë të gishtërinjve,” thot grimeri Daniel Martin. Hapni sytë me anë të së kaltrës në këndet e brendshme të syve ose thjesht aplikojeni atë në qepalla deri tek vetullat.

Buzë vjollce

“Mbani lëkurën e lustruar me anë të një theksuesi dhe sytë nude në mënyrë që fokusi të mbetet tek buzët,” rekomandon Martin. Formula e buzëkuqit duhet të shkëlqejë.

Mund të vazhdoni me vjollce duke ngjyrosur thonjt me një verzion më të errët të hijes.