Hysen Dobratiqi është pasionant i veturave ‘’old-timer’’.

Qysh në rini, Hyseni ka vozitë veturat ndër më të mirat të viteve të 50-ta.

Që nga mosha 21 vjeçare, ai ka filluar të koleksionoj vetura që në vitet e 50-ta rrallë kush mund t’i kishte.

73-vjeçari kujton histori interesante e qesharake me pothuajse secilën veturë që ka udhëtuar jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet e jashtme.

Nga 57 vetura sa kishte gjithsej, Hysenit tani i ka mbetur vetëm një veturë e markës ‘’Opel Record Olympia e vitit 1950’’ të cilën e ruan me nostalgji.

Ani pse kjo veturë me kalimin e kohës ka pësuar dëmtime dhe nuk është në gjendje shumë të rregullt, Hyseni vazhdon ta ruaj me fanatizëm duke u munduar ta riparojë që t’i qëndroj kohës.
Për më shumë ndiqeni videon:

/ Gazeta Observer/