Këtë dimër jemi përballur me shumë njoftime nga Instituti i Shëndetit Publik që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë natës në qytet për shkak të ndotjes së ajrit.

Madje kanë alarmuar se  nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Se gjendja e ajrit vazhdon të mos jetë e mirë e tha edhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në një intervistë për Gazetën Observer, derisa ka theksuar se problemi me cilësinë e ajrit është i trashëguar tash e disa vite.

“Çështja e ajrit ka qenë dhe vazhdon të jetë problematike, në periudha të ndryshme. Dallimi është se këtë problem se kemi mbajtur fshehur derisa kemi kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve…

“Kemi caktuar marrjen e disa masave, ndërprerjen e thëngjillit për punëtorët e Keds-it, kemi propozuar Qeverisë së Kosovës ndalimin e përdorimit të thëngjillit në gjitha institucionet e Kosovës. E dimë se nuk është zgjidhja e këtij problemi këtu.. Këtu është zbutja e problemit…”, tha ministri Matoshi për Gazetën Observer.

Me ndalimin e përdorimit të thëngjillit në disa instucione, me ndalimin e shitjes së thëngjillit në mënyrë ilegale në qytet, në një të ardhme të afërt ndotja e ajrit mund të përmirësohet.

Në intervistën për Gazetën Observer ministri Matoshi ka folur edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh. Se a do të lejohet apo jo ndërtimi, a do të jepet leja mjedisore ministri jep këtë përgjigje.

“Ministria e Mjedisit nuk është i vetmi faktor apo institucion i përfshirë në lejimin apo mos lejimin e hidrocentraleve në Kosovë. Këtu ka shumë akterë të përfshirë. Do të kujdesemi që Ligji i natyrës të zbatohet në përpikmëri. Ligji për natyrën e ndalon një gjë të tillë, gjegjësisht Ligji e thotë se parku nuk mund të përdoret për çështje ekonomike. Tendenca të fillojë një investim në Lumbardh mund të jetë e dështuar dhe të mos kalojë. Madje as Komuna e Pejës nuk ka gadishmëri të lejojë ndërtimin e hidrocentraleve…”, tha tutje ministri.

Se si ka mbetur puna e borxhit të kompanive të prodhimit dhe mbushjes së ujit, pse Prishtina ende është larg sa i përket ruajtjes së ambientit edhe përkundër mbështetjeve financiare, sa ka punuar Ministria e Ambientit për formalizimin e sektorëve joformal të grumbullimit të riciklimit të mbeturinave e shumë gjëra të tjera mun t’i kuptoni në intervistën dhënë për Gazetën Observer: