“Taksa dhe dialogu i përfaqësuar, do t’ia japin Kosovës atë që i ka munguar, njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve”, është qëndrimi të cilin kryeministri i vendit Ramush Haradinaj po e përsëritë shpesh ditëve të fundit.

Kryeministri vazhdon të jetë rigoroz se synimi është që të arrihet një kontratë mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve dhe se pjesë e dialogut nuk do të jenë kufinjtë e Kosovës.

Pavarësisht presioneve të fuqishme ndërkombëtare, Haradinaj mbetet kategorik se taksa 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina do të qëndroj deri në njohjen e plotë nga Serbia.

Por është pikërisht kjo arsyeja pse procesi i dialogu me Serbinë po vazhdon të mbetet i bllokuar.

Se a duhet të vazhdojë apo jo dialogu me Serbinë, ja çfarë mendojnë qytetarët: