Foto ilustrim
Ministria e Drejtësisë demantoi raportimet se është arrestuar Nikolla Gruevski në Hungari.

“Demantojmë edhe një nga lajmet e rrejshme të ditëve të fundit, plotësisht i hedhim poshtë të thënat se Nikolla Gruesvki është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradimin e tij”, thonë nga Ministria e Drejtësisë duke shtuar se opinioni tanimë e din se Ministria e Drejtësisë menjëherë pas arratisjes së Gruevskit, që vitin e kaluar ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij dhe se kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet hungareze./(ina)