Duke ndjekur studimet e mëparshme, hulumtuesit edhe një herë kanë hulumtuar mbi çështjen se a po ndikon acetaminofeni në psiqikën tonë. Këtë herë, fokusi më i madh ishte në ndjenjën e empatisë, transmeton Gazeta Express.

Acetaminofeni është një nga barnat më të përdorura në tërë botën. Ai jep efekt të menjëhershëm dhe lehtëson dhimbjet. Edhe pse komuniteti mjekësor konsideron që acetaminofeni është relativisht i sigurt, gjithsesi një studimi fundit tregon që ai ka efekte anësore që nuk kanë qenë të pritura.

Hulumtuesit nga Universiteti i Ohio-s në Athinë, kanë ekzaminuar efektet e tij dhe aftësinë e tij për të ndikuar në disa ndjenja të njerëzve.

Çfarë është psikologjia e lehtësueve të dhimbjeve?

Edhe pse kjo çështje mund të duket e pakuptimtë, gjithsesi disa shkencëtarë mendojnë që është e vërtetë. Edhe disa studime të bëra më parë, në vitin 2010 dhe një në vitin 2015, kanë ardhur në përfundim se analgjetikët reduktojnë përgjigjen nervore ndaj disa situatave sociale.

Në studimin e bërë së fundmi, dr. Mischowski, kryesues i këtij studimi, përdoren 114 pjesëmarrës, të cilëve iu dha një dozë e acetaminofenit, përderisa të tjerëve iu dha placebo- tabletë pa asnjë efekt. Vetëm pas një ore, ekipi iu kërkoi pjesëmarrësve të lexojnë fragmente të shkurta rreth personave që janë duke përjetuar eksperienca pozitive në jetë. Hulumtuesit vërejtën se sa pozitive ishin pjesëmarrësit kur lexuan këto fragmente.

Ky studim erdhi në një përfundim: “Acetaminofeni, redukton empatinë pozitive. Kur pjesëmarrësit lexuan fragmente për protagonistët që janë duke kaluar eksperienca të mira në jetë, ata që ishin nën efektin e acetaminofenit kanë përjetuar dukshëm më pak empati ndaj tyre në krahasim me pjesëmarrësit që nuk kanë përdorur këtë tabletë”.

Çfarë është e rëndësishmë është se, hulumtuesit kanë parë që acetaminofeni nuk dëmton aftësinë e një personi për të kuptuar se a është një situatë pozitve apo jo , ai ndikon vetëm në emocione, apo specifikisht vetëm zvogëlon empatinë.