Modelja Afërdita Dreshaj prej vitesh jeton në SHBA ku vijon karrierën e saj të modelingut dhe është martuar me sportisitn çek Jakub Kindl.

Dhe të gjithë tani po presin që modelja dhe këngëtarja kosovare të ishtë shtatzënë.

Ajo është pyetur shpesh në lidhje me faktin se kur do të bëhet nënë, por ditën e djeshme Afërdita ka kthyer përgjigjje, duke i sqaruar të gjithë në lidhje me këtë çeshtje.

“Kur do të bëheni me bebe? Je shumë e bukur dhe dukeni të lezetshëm bashkë?”, u pyet Dreshaj nga një prej ndjekësëve.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje për këtë çështje. Ne absolutisht i duam fëmijët, por po shijojmë njëri-tjetrin tani për tani”, iu përgjigj Afërdita.