Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbledhur sot kryesinë, me çrast Nexhmi Rudari është zgjedhur kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës.

Në këtë takim është parë duke hyrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mbledhjes, Veliu ka thënë për Klan Kosovën se Rudari është njeriu me të gjitha kapacitetet si nga ana e qeverisjes ashtu edhe nga ana akademike.

Sipas tij, Rudari do të qeverisë mirë në Podujevë.