Katër profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor i Qendrës për Punës Sociale dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vajzës së Drenasit, i njohur në publik si rasti “Drenasi”.

Aktakuza e rastit “Drenasi” zbardhë detaje nga skandali seksual që tentuan ta fshehin 3 profesorët, avokati, polici dhe punëtori i QPS-së.

Tre profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor i Qendrës për Punës Sociale dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vajzës së Drenasit, i njohur në publik si rasti “Drenasi”.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e rastit skandaloz që terrorizoi Kosovën kur u raportua se një e mitur ishte shfrytëzuar seksualisht nga profesori i saj, më pas edhe nga një polic.

Sido qoftë asnjëherë nuk ishte shfaqur gjithë drama e “Drenasit”, duke qenë se nuk ishin të njohura provat dhe njerëz të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Megjithëkëtë, aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që lajmi.net ka siguruar ngarkon si të dyshuar gjashtë persona: katër profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor të Qendrës për Punë Sociale.

Shkelzen Xhekaj, 40 vjeç, profesor i lëndës Teknologji Informative në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, Vesel Veseli, 49 vjeç, Rreshter Policor në Stacionin Policor Drenas, Gazmend Halilaj, 37 vjeç, avokat, F.C, 59 vjeç, profesor i Artit Figurativ, I.R, 59 vjeç, profesor i lëndës Edukatë Qytetare në shkollën e mesme në Drenas dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale H.H, 58 vjeç.

Prokuroria thotë se “Nga ekzaminimi i telefonit të A. G., pa dyshim se vërtetohen lidhja e saj me të pandehurit Vesel Veseli dhe Gazmend Halilaj, por edhe të pandehurit tjerë”.

Sa i përket profesorit Shkelzen Xhekaj, ai është mbrojtur në heshtje, që sipas prokurorisë “len të kuptohet se i njëjti e ka kryer veprën penale siç ka deklaruar e dëmtuara.”

Në deklaratat e tyre, Vesel Veseli dhe Gazmend Halilaj janë munduar të fshehin të vërtetën ku prokuroria në bazë analizës së provave dëshmon të kundërtën.

Vesel Veseli në deklaratën e tij pranon që ka pasur marrëdhënie seksuale me A.G., por thotë që kjo është bërë me vullnetin e saj.

Ndërsa kur është pyetur nëse e ka detyruar A.G., të dështoi shtatzëninë, ai ka thënë se nuk është e vërtetë pasi ai nuk e ka dërguar asnjëherë afër ordinancës dhe nuk i ka dhënë para për të paguar abortin.

“Për të gjitha këto shih fotot dhe bisedat në shkresa të lëndës e ku vërtetohet lidhja ndërmjet tyre si dhe trysnia që ka bërë i akuzuari tek e dëmtuara,për ndërprerje të shtatëzënsisë,por edhe kundërshtimet që në fillim i ka bërë viktima A.,kur kategorisht ka kundërshtuar,por më vonë ka ra nën ndikim të akuzuarit dhe ka pranuar dhe ka shkuar ka kryer abortin”, demanton prokuroria Veselin.

Sipas prokurorisë, Gazmend Halilaj ka akuzuar Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës se kanë shpërnda informata për jetën e viktimës A.G., mirëpo një gjë të tillë ai e kishte bërë vetë duke ua dhënë numrin personal të vajzës medieve dhe informacione të tjera lidhur me të.

Ani pse edhe A.G., e mohon se ka pasur marrëdhënie seksuale me avokatin Halilaj, prokuroria dëshmon të kundërtën.

“Gjatë komunikimeve që kanë bërë viktima dhe avokati Gazmend shihet edhe një afërsi ndërmjet tyre e ku herë pas here viktima i dërgon edhe fotografi nudo duke e përfshirë edhe fotografi të organit gjenital të saj”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria vë në dukje se ka hasur në audio-incizime kur avokati i thotë viktimës se do të kenë marrëdhënie seksuale në zyre.

Se ky ishte një rast hakmarrës ndaj Gazmend Halilajt dhe Vesel Veselit përmendet disa herë në aktakuzë kur A.G., është shfrytëzuar nga të dy për interesa të tyre.

Se avokati Halilaj ishte fajtor për krejt inskenimin e ngjarjes e pranon edhe vet A.G., jo para prokurorisë, por në një bisedë telefonike teksa thotë: Dreqi e hangt,krejt Gazmendit ja kam pa sherrin,krejt në qit ditë um pruni aj.

Prokuroria nuk lë hapsirë për shfajësim as ndaj dy profesorëve të tjerë të përfshirë në këtë skandal.

“Sa i përket të pandehurve F.C dhe I.R edhe këtu nuk ka kurfar dileme se e njëjta ka qenë në lidhje me ta,me të akuzuarin F.C në lidhje edhe ma të ngushtë, sepse vet fotografitë nudo që janë gjetur në telefonin e saj flasin për të gjitha,e këtë lidhje të tyre e vërteton edhe një bisedë telefonike që e kanë bërë tash krejt vonë… Sa i përket të pandehurit I.R prokuroria thotë “ka mjaft prova se edhe ky e ka kryer veprën penale për të cilën po akuzohet ,sepse as ky sikur edhe profesorët tjerë nuk kanë guxuar me ra në atë nivel dhe me bë asi komunikimesh me nxënësen e vet”.

Pra, Shkelzen Xhekaj, sipas prokurorisë, ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

“Që nga muaji shtator i vitit 2016 e deri më 9 shtator 2017, duke qenë në cilësinë e profesorit të lëndës teknologji informative, në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Gllogoc, e ku edhe e dëmtuara A. G. i ka vijuar mësimet, e keqpërdor pozitën dhe autoritetin apo profesionin e tij ligjor ndaj të dëmtuarës nxënëses së tij AG, e cila ishte në mes moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook” bënë kërkesë për shoqërim, e pastaj i jep komplimente të ndryshme të dëmtuarës, me fjalët: “je e bukur, fotogjene”, pastaj pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj, e më pastaj vazhdojnë dhe takohen edhe herave tjera edhe nëpër vende dhe motele të ndryshme si në motel “Blero” në Fushë Kosovë, por edhe motele tjera dhe vende të hapura në natyrë,ku gjithashtu ka vazhduar të ketë marrëdhënie seksuale dhe kjo ka zgjatur deri më 9 shtator të vitit 2017, kur i pandehuri i kishte thënë të dëmtuarës se ma nuk do të jen bashkë, për çka e dëmtuara nga mllefi dhe zhgënjimi ka vendosur që me datë 14.09.2017, ta lajmëroj rastin në polici”, thuhet në akuzën e prokurorisë.

Çdoherë sipas prokurorisë, Xhekaj, ka kryer veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

“Në pozitën e profesorit të lëndës Teknologji Informative, i premton rrejshëm martesën qe te nxisë personin, i cili është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet që të përfshihet në akt seksual dhe atë nxënësen e vet të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000, në atë mënyrë që prej fillimit të vitit shkollor 2016/2017, kur e dëmtuara ka qenë në klasën e 10-të, e deri në shtator të vitit 2017, i pandehuri vazhdimisht ka pasur marrëdhënie seksuale me të njëjtën, dhe kur ka vendosur të ndahet e dëmtuara e lajmëron rastin në Stacionin Policor në Gllogoc,dhe pasi e ka kuptuar i pandehuri ka kërkuar që ajo të shkoj dhe ta ndryshoj deklaratën që e ka dhënë në Policinë e Kosovës dhe kështu e dëmtuara me datë 11.01.2018 ka shkuar në Prokurorinë Themelore Departamenti për të Mitur në Prishtinë, ku veç ishte dorëzuar kallëzimi penal ndaj të pandehurit dhe e ka ndryshuar në tërësi deklaratën, duke thanë se nuk ka pasur asgjë me profesorin e saj tani të pandehurin Shkelzen Xhekaj, gjithnjë duke qenë në premtim të rrejshëm të martesës”, konstaton prokuroria.

Vesel Veseli, thotë prokuroria ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin. Gjithashtu ai ka kryer edhe veprën penale shtytja në ndërprerjen e palejuar të shtatzënisë.

Polici, Vesel Veseli

“Në shtator të vitit 2017, në cilësinë e Udhëheqësit në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor në Gllogoc e ka keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën e cila ka qenë midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, në atë mënyrë që, derisa e dëmtuara atëherë e mitura A. G. e datëlindjes 19.06.2000, ka shkuar në Stacion Policor në Gllogoc, për ta lajmëruar rastin si në diapozitivin I të kësaj Aktakuze, i pandehuri ka përfituar nga ky rast duke i siguruar informatat paraprake për të dëmtuarën dhe derisa të dëmtuarën e dërgon atë natë në shtëpi bashkë me një koleg të tij e siguron numrin e telefonit të saj dhe më pastaj ka filluar komunikimet në “ Facebook “ me të dëmtuarën dhe e ka kushtëzuar që të dalin dhe takohen dhe kur e dëmtuara ka dal për herë të parë të takohet me të pandehurin, ai e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, me targa të regjistrimit 01-***-GL, e ka dërguar në motelin “Celi”në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e –I- të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018 dhe në të shumtën e rasteve kanë shkuar në të njëjtin motel dhe gjithmonë kanë kryer marrëdhënie seksuale, por kanë shkuar edhe në vende tjera të ndryshme si në Shqipëri, ku kanë qenë së paku tri herë dhe atë në Tiranë, Patok, Kalanë e Rozafës, Elbasan e tjerë, e ku edhe atje kanë kryer marrëdhënie seksuale gjithnjë pa dëshirën e të dëmtuarës”, thuhet në aktakuzë.

“I pandehuri Vesel Veseli, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe pa dëshirën e të dëmtuarës A. G. e datëlindjes 19.06.2000, e ka shtytë që ta ndërpret shtatzënësinë, ashtu që kur në fillim të muajit janar të vitit 2019 e dëmtuara i ka thënë të pandehurit se po dyshon se ka mbet shtatzënë me atë, ai bashkë me të dëmtuarën kanë vizituar ordinancën private gjinekologjike “Cestrina” në Prishtinë, me pronar Dr. Fehmi Ahmeti, ku me datë 12.01.2019, pas kontrollit që i është bërë të dëmtuarës është konstatuar se ajo ka mbet shtatzënë dhe është në javën e tetë dhe pasi i pandehuri e ka kuptuar për këtë nga ai moment, por edhe në vazhdimësi përmes telefonit ka filluar të bëjë presion tek e dëmtuara që ta ndërpret shtatzëninë duke i thanë se “nëse nuk e ndërprenë ai ka me e mbyt veten”, për çka e dëmtuara me datë 15.01.2019, bashkë me të pandehurin ka shkuar sërish në ordinancën në fjalë, dhe aty pa dëshirën e saj ka bërë ndërprerjen e shtatzënësisë duke abortuar, për të cilin shërbim ka paguar 230€, të cilat të holla paraprakisht e dëmtuara i kishte marrë nga i pandehuri Vesel Veseli”, thuhet me pas aty.

Avokati që kishte dërguar kallëzimin penal pranë Prokurorisë në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares, iu vunë prangat sepse u dyshua se edhe ai kishte abuzuar seksualisht me A.G.

 

E, prokuroria gjen se Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e Drenasit duke thënë se veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

I pandehuri Gazmend Halilaj ka kryer edhe veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale.

“Nga muaji shtator i vitit 2017, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën në cilësinë e avokatit mbrojtës të pandehurit Shkelzen Gjekaj, i dyshuar se e ka keqpërdorë seksualisht nxënësen e vet të dëmtuarën A. G., gjerë sa e dëmtuara e ka paraqit rastin në Stacionin Policor në Gllogoc ndaj arsimtarit të saj për keqpërdorim seksual,i pandehuri Gazmend ka përfituar nga ai rast,ku e bind të dëmtuarën që ajo të shkoj në prokurori dhe ta ndryshoj deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës kundër arsimtarit të saj, tani të pandehurit Shkelzen, duke i thënë të dëmtuarës se “ i thash Shkelzenit mbaje premtimin, mos e rrej dhe mos e mashtro të dëmtuarën, je treguar shumë e vendosur, ama të ka obligim tërë jetën”, pastaj ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”.

“I pandehuri edhe përkundër faktit se ju ka tërheq vërejtja nga organet institucionale si Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit,që të mos i pengoj hetimet, në rastin e të pandehurit Vesel Veselit e tjerë ku ndaj tyre zhvilohej procedurë hetimore, ai duke qenë i vetëdijshëm për pasojat që mundë ti ketë në rastin e keqpërdorimit seksual që i ka bërë edhe ai vet të dëmtuarës A. G. dhe nga frika se do të zbulohen provat që gjenden në telefonin e të dëmtuarës, e ka frikësuar dhe detyruar të dëmtuarën që ajo tu shkruaj portaleve të ndryshme si Insajderit dhe Ballkan.info, se kinse “Gazmendi është shpëtimtari i saj” dhe “atë e konsideron si vëlla” dhe se kinse “ajo ka me bërë vetëvrasje”, nëse asaj i zbulohen dhe publikohen provat nga telefoni i saj, kurse edhe vet i pandehuri edhe pse i vetëdijshëm se është kah i pengon hetimet në këtë rast, duke u prononcuar dhe komentuar për media dhe portale të ndryshme si me datë 26.02.2019, kur i ka shkruar një mesazh redaksisë së portalit “ballkan.info” dhe u ka thanë që patjetër ta publikojnë mesazhin e vajzës nga Drenasi se dikur mundë të bëhet vonë, duke ndikuar dhe duke e nxitur të dëmtuarën që të jepin deklarata të rreme ose mos të japin informacione të vërteta e që janë ndërlidhë direkt me pengimin e procedurës penale për rastin konkret, ku me një rast i thotë: ”Ngom mu, nëse më ngon të ndihmoj, pra nëse jo, atëherë ti e din, por rezultati s’të del mirë.”

Profesori 59 vjeçar i përfshirë në skandal është F.C., i ka dërguar fotografi nudo të tij viktimës duke i shprehur edhe komplimente tejet banale.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000,e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet dhe i është besuar atij për edukim, të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës Art figurativ në SHMU “Rasim Kiqina” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook” ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë “ je e bukur,je kralicë, me mujt të kisha lëpi si sheqerin e të kisha shkri, ta ha p…., a po dalim se jam në formë” dhe i ka dërguar edhe fotografi nudo të tij të cilat janë gjetur në telefonin e të dëmtuarës pas ekzaminimit që i është bërë.

Prokuroria thotë se ai ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

59 vjeçari tjetër, I.R., ka arritur të përshtatet me kohen aktuale duke i dhënë komplimente viktimës: je princeshë, je e bukur, shpirt, llokum, fotogjene dhe gjentëllmene, ku po dalim dhe takohem.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000, e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet, dhe i është besuar atij për edukim ku të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës “Edukata Qytetare” në gjimnazin “ Gjergj Kastrioti” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook”, ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë “je princeshë,je e bukur,shpirt,llokum, fotogjene dhe gjentëllmene, ku po dalim dhe takohem” e më pastaj edhe i shpreh ndjenja dashurie duke i thanë njëri tjetrit “të dua shumë, puq, mpuq puq, okej zemër shihem nesër” etj.

Sipas prokurorisë, profesori 59 vjeçar ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

I gjashti nga të përfshirit H.H., për qëllime seksuale e ka prekur dhe puthur pa dëshirën e saj tani të dëmtuarën.

“Kah mesi i muajit nëntor të vitit 2017,duke e keqpërdorur pozitën ose autoritetin e tij si punëtor i Qendrës për Punë Sociale në Gllogoc mbi viktimën A.G, e cila ishte midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet dhe e cila i ishte besuar për kujdesje,i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur dhe puthur pa dëshirën e saj tani të dëmtuarën tek e cila edhe janë paraqitë shqetësime”, duke vazhduar se me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën,autoritetin apo profesionin.