Alea Mehaj është një vajzë 6-vjeçare e cila ëndërron që një ditë të bëhet modele e aktore e njohur.

Ndonëse shumë e re në moshë, ajo po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirave të saj të mëdha.

Bukuroshja me prejardhje nga Peja, mban titullin ‘’Young Miss Universe 2018” e shpallur në Ukrainë ku përfaqësoi Norvegjinë, vendin në të cilin ajo jeton.

Për momentin, Alea është e angazhuar në një film i cili është prodhim për Hollywood.

Alea thotë se sa herë i vie mundësia tregon që është shqiptare kështu duke kontribouar në promovimin e vendit të saj. ‘’Kontributi im është se i tregoj krejt botës se jam Shqiptare’’.

Bukuroshja tregon se cila është aktorja e saj e preferuar:

‘’ Aktoren që e dua më së shumti është Eliza Dushku ‘’.

Në videon dërguar Gazetës Observer, Alea shpalos planet për të ardhmen.