A keni pasur ndonjëherë rastin që të provoni aloe verën për flokë me qëllim të përmirësimit të flokëve tuaj të dëmtuar? Nëse jo, momenti i vërtetë që ta bëni këtë, ndërsa tani do t’ju shpjegojmë edhe përse

Aloe vera është bimë kaktusore. Është jashtëzakonisht e pasur me vitamina dhe minerale siç janë C, E dhe zinku. Konsiderohet si një ndër bimët më shëruese në gjithë botë.

Edhe pse ekzistojnë rreth 400 lloje të këtyre bimëve, nuk janë të gjitha shëruese. Sot përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve, aq më parë për ato të cilat janë pothuajse tërësisht të thjeshta, siç janë infeksionet e lëkurës apo alergjitë, deri te ato të cilat llogariten si sëmundje më të rënda: kanceri (posaçërisht i lëkurës), astma, diabeti dhe bronkiti.

Aloe vera ka aplikim të gjerë si në industrinë kozmetike ashtu edhe në industrinë farmakologjike. Në formë losioni dhe kremi, përdoret për shërimin e akneve, si mbrojtje nga dielli, por është posaçërisht e njohur si bimë e cila përdoret për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me flokët.

Aloe vera për flokë

Përparësitë kryesore të kësaj bime janë ato që nxisin rritjen, pengojnë grumbullimin e vajit në majë të kokës, shkaktojnë shfaqjen e flokëve të yndyrshme dhe të zbokthit.

Në përbërjen e saj gjenden enzimat të cilat nxisin rritjen e flokëve, pastrojnë qelizat e vdekura dhe ndalin mbylljen e folikulave të qimeve.

Aloe vera për flokë, përmban cilësi antibakteriale, ripërtërin qimen dhe e bën më të shëndetshme. Ndihmon në pastrimin e qimeve, duke mundësuar rritjen e tyre më të shpejtë dhe më të drejtë.

Në përbërjen e aloe verës hyjnë: zinku, thartirat yndyrore, vitaminat A,B, C dhe E, të cilat janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin e flokëve. Kjo bimë zvogëlon tepricën e sebumit, mirëpo edhe të gjitha papastërtitë të cilat pengojnë rritjen e drejtë dhe të shëndetshme të çdo floku.

Me ndihmën e kësaj bime shëruese problemin e lëkurës së irrituar të kokës, kruajtjen apo përflakjen e kokës, shumë shpejt mund t’i eliminoni.

Xheli aloe vera – përparësitë

Xhelin nga aloe vera për flokë mund ta përdorni në qëllime të ndryshme. Mund të gjendet si përbërës në shamponë tuaj të preferuar, mund posaçërisht ta përdorni edhe si balsam natyral për flokë, por edhe në kombinim me ato të cilat aktualisht i përdorni.

Xheli aloe vera për stilim të flokëve

Pos asaj që me sukses do t’i zgjidhin problemet e shumta siç janë flokët e thata dhe të dëmtuara, aloe vera për flokë mund t’ju shërbejë si xhel i vërtetë.

Në flokë të njomura të cilët e keni larë më parë, qiteni pak xhel në mënyrë që kaçurrelat tuaja t’i definoni ashtu si i keni imagjinuar. Pas kësaj flokët thani dhe frizura juaj është tërësisht e gatshme.

Damat të cilat kanë flokë të natyrshme kaçurrel, duhet patjetër të jenë të kujdesshme në zgjedhjen e produkteve për kurim. Duke e përdorur këtë xhel fantastik, probleme të tilla më nuk do të keni, sepse çdo qime do të jetë mu në vendin e vet.

Lehtësoni krehjen e flokëve me ndihmën e xhelit të aloe verës

Shpesh ju ndodh që flokët t’ju ngatërrohen dhe që akti i krehjes ju është bërë ankth i vërtet. Pos kësaj, dëmtoni flokët tuaj duke i thyer dhe ndukur.

Për të penguar këtë bëni sprej për flokë, duke përzier një lugë të vogël xhel aloe vere, nga dy pika vaj ulliri dhe glicerine dhe pak ekstrakt grejpfruti.

Të gjithë përbërësit qitni në ujë të distiluar dhe pastaj qiteni në flokë. Menjëherë do të vëreni dallim të dukshëm, sepse flokët do t’i krihni pa kurrfarë problemesh.

Si përdoret aloe vera për flokë?

Aloe vera për flokë mund të përdoret në shumë mënyra. Qoftë të jetë në formë maske, shampoje, regjeneratori, xheli apo kremi për flokë.

Në çdo rast veprimi i saj është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin dhe kurimin e flokëve tuaj.

Këshillë: Kini kujdes, megjithatë, para se ta bleni Aloe; nëse nuk është e pastër dhe e stabilizuar (vetëm një firmë në botë e posedon patentet e stabilizimit), përfitimet e saj janë të dobëta, për të mos thënë jo-ekzistente.