Të shumta kanë qenë deklaratat e diplomatëve serb për tërheqje të njohjeve të Kosovës, nga shtete të ndryshme.

Por pavarësisht këtyre deklarimeve, nga Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë thuajse gjithnjë përgjigja e njëjtë, se janë vetëm propagandë serbe.

Lidhur me tërheqjen e njohjeve ka folur sot edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell.

Duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetarë në Facebook, O’Conell ka thënë haptazi se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

Pra, edhe pse një gjë e tillë nuk u pranua asnjëherë nga zyrtarët kosovarë, tërheqja e njohjeve po del të jetë e vërtetë.

Përgjigja e plotë e ambasadorit O’Conell:

Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran