Andy Ruiz Jr ka thënë se do të bëhet sërish kampion bote në peshat e rënda në boks, pas humbjes nga Anthony Joshua në Arabinë Saudite.

Meksikani u mposht nga boksieri britanik me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

Me sfida të tjera para vetes për Joshuan, do të mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Ruizit, por ai ka premtuar se do të kthehet në krye të divizionit të peshave të rënda herët a vonë.

“Do të kthehem më fortë. Do të jem edhe një herë kampion. Vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga fansat e mi të vërtetë. Unë i vlerësoj edhe “urrejtësit” dhe nuk mund të presim për t’ua dëshmuar edhe një herë të kundërtën. Kthehem në palestër. Le ta fillojmë këtë udhëtim” – u shpreh Ruiz.

Joshua  u urdhërua zyrtarisht nga Organizata Botërore e Boksit për të mbrojtur titullin e tij WBO kundër sfiduesit të detyrueshëm, Oleksandr Usyk të enjten.