Unë e di që ekzistoj
ngaqë më përfytyron ti.
Jam i gjatë ngaqë ti më mendon
të gjatë dhe jam i pastër ngaqë ti më sheh
me sy të mirë, me vështrim të dëlirë.
Mendimi yt më bën
të zgjuar dhe, në dashurinë tënde
të thjeshtë, unë gjithashtu jam i thjeshtë
dhe njeri i mirë.
Por nëse ti më harron
do të jem i vdekur pa e marrë vesh
njeri. Të gjallë do ta shohin
trupin tim, por do të jetë një tjetër njeri
– i zymtë, i mefshtë, i keq –
ai që banon brenda tij…

Në shqip: Bajram Karabolli