Anna Oxa performon në “Kënga Magjike 2019”.

Është duke u mbajtur nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Mysafire speciale kësaj mbrëmje është Anna Oxa, e cila e kishte konfirmuar pjesëmarrjen disa ditë më parë.

Ajo u ngjit në skenë për të performuar një nga hitet e saj dhe ‘elektrizoi’ skenën.

Për ndryshe, misioni i “Këngës Magjike” këtë vit është të ndërtohet një shtëpi për një familje të prekur nga tërmeti.