Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me BIA-në dhe me urdhër të Prokurorit Speciale kanë arrestuar dje pesë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të klanit të drogës ‘Amerika’.

Sipas Blic, arrestim i tyre ka ndodhurnë Beograd dhe në bazë të informatave jozyrtare personat e arrestuar në këtë rast janë: VR (57) udhëheqës i bandës kriminale, IA (60), si dhe një 41 vjeçar anëtarë i lartë i këtij klani , AJ (52) me origjinë turke dhe LJ.P (41).

 

 

Ata u arrestuan gjatë dorëzimit të narkotikëve në një restorant të njohur në Beograd. Me këtë rast është arritur të konfiskohen 2 kilogramë narkotikë, të llojit Heroinë.

“Duke hetuar anëtarët e klanit kriminal, u konstatua se njerëzit e  emëruar kontrollojnë zinxhirin e kontrabandës që shpërndan heroinë në sasi të madhe në Serbi, në vendet e Ballkanit dhe në Austri. Hetimi është në vazhdim e sipër”, u tha tutje nga organet e sigurisë në Serbi.

Kurse sipas burimeve jozyrtare të Blic thuhet se Veselin Meda Raicevic, apo njohur ndryshe si vëllai i Vojislav Raicevic, njihet si themeluesi i këtij grupi.

Historia e tij thuhet se ka të bëjë me ngritjen e këtij klani dhe se të gjitha aktivitetet kriminale që Sreten Jociq kishte bërë deri më tani, u morën nga Vojislav Raicevic.

“Ai mblodhi kriminelë rreth vetes, kryesisht nga Mali i Zi. Informacionet operative thanë se Raicevic është organizator edhe në disa ekzekutime të shumë vrasjeve në Beograd.

“Pas vrasjes së vëllait të tij, menaxhimin e grupit e mori Raicevic (Meda). Meda sipas të dhënave të policisë ishte urdhërdhënës i shumë vrasjeve gjatë viteve të 90’ta. Më i njohur në mesin e tyre ishte vrasja e drejtuesit të përgjithshëm të Policisë, Radovan Stojicic Badxha, në vitin 1997. Përveç tij, Meda dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Jusuf-Juso Bulic, Petar Vujicic dhe Nenad Rascanin, kolonelin Milorad Vlahovic,si dhe këshilltar në MPB-në e Serbisë. Klani është kryesisht rrjet i kontrabandës së kokainës jashtë vendit dhe si udhëheqës më parë njihen Mile-Mike MIljanic, i cili u dënua për kontrabandë të kokainës dhe u burgos në Greqi (edhe pse tani jeton lirshëm në Nju-Jork. Një nga anëtarët më të shquar të grupit, Zoran Jakshiq, i cili është në Peru, i dënuar më 20 vjet burg për kontrabandë të vazhdueshëm të kokainës, korrupsionit dhe udhëheqjes së një grupi të organizuar kriminal lokal”, thuhet tutje në mediat serbe.