Është arrestuar sot në Prishtinë, Albert Veliu. I njohur si “Babalja”, Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë.

I njëjti është dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu njihet edhe si dëshmitari “X” i PD-së në Shqipëri.

Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.

Më pas, ai kishte ardhur në Kosovë, ku sot edhe është arrestuar.