Foto ilustrim
Policia e Kosovës raporton se një person ka sulmuar fizikisht prindërit e tij më ç’rast është arrestuar. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 17:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij viktimat K/shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.