Ministria e Arsimit dhe Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) kanë arritur marrëveshje për rritje të pagave prej 10 përqind, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në konferencë për shtyp, tha se kjo është rritje historike, dhe me këtë vendim sipas tij, do të kthehet dinjiteti i mësimdhënësve.

Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me SASHK-un për të zgjidhur të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për të hënën (11 nëntor) ta pezullojë.