Ju mund të mendoni se është e bukur, ajo gjuha e madhe, e lagësht dhe e përtypur që del nga nofullat e qenit tuaj dhe me dashuri ju sheh ju.

Por çfarë nëse ju themi se nuk është dhe diçka fort e bukur?

Normalisht qeni po përpiqet të shfaqë dashuri, por goja e tij është vërtët e papastër, sepse ai i fut turinjtë në çdo cep të mundshëm duke gërmuar për ushqim. John Oxford, profesor i virologjisë dhe bakteriologjisë në Universitetin Mbretëresha Mary në Londër, u zgjerua më tej duke thënë:

“Nuk janë vetëm bakteret në pështymë. Qentë shpenzojnë gjysmën e jetës me hundët e tyre në qoshet e këqija ose gërmojnë mbi bajgë qeni, kështu që fytyra dhe goja e tij është e mbushur me bakterie, viruse dhe mikrobe të të gjitha llojeve”, tha ai