Prodhuesi i njohur britanik i super-veturave, Aston Martin, njofton se do të sjellë një edicion të të ri të modelit Speedster me motor V12. Po ashtu, njofton se këtë edicion do ta prodhojë në seri të kufizuar.

Aston Martin arriti të kapte imagjinatën e fansave duke publikuar vetëm skica të këtij edicioni që ngjason me modelin Le Mans të 1959, DBR1 të famshëm dhe konceptin Speedster CC100 2013.

Speedsteri i ri do të vijë me motor të fuqishëm V12 me një kompresor që do të jetë në gjendje të prodhojë rreth 690 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik ZF me 8 shpejtësi si dhe sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme.

Aston Martin Speedster V12, po ashtu, do të jetë në dispozicion për shitje vetëm për 88 “fatlumë” në planet, me një çmim që fillon nga 983,000 dollarë deri në rreth 1 milion e 50 mijë dollarë.