Luka Doncic, basketbollisti i skuadrës amerikane Dallas, është ndoshta lojtari më në formë këtë sezon në NBA.

Ai po shihet si lojtari që pritet të mbetet në histori të kësaj lige si më i i miri, transmeton Indeksonline.

Por, shumë pak e dimë që Doncic rrënjët familjare i ka nga Kosova.

Related image

Këtë e ka konfirmuar, xhaxhai i Lukas, Stojan Doncic në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe, Kosovo Online.

Stojan në intervistë ka konfirmuar se babai i Luka Doncic ka prejardhjen nga fshati Binçë të Klinës.

“Vëllai im dhe unë u rritëm këtu. Ai u largua nga Binça me gruan e tij për shkak të kushteve të vështira të jetesës  40 vite më parë dhe u nisën për në Slloveni. “

“Ata atje patën një djalë, Sasha, që po ashtu merret me basketboll. Por, Luka në bërë të gjithë të lumtur me suksesin e tij, saqë tani vazhdimisht po e ndjek Ligën Amerikane.”,u shprehë ai.

Image result for luka doncic

Ai po ashtu ka treguar se ndonjëherë komunikon me babain e Lukas.

“Marr në telefon me babanë e Lukas.”, u shprehë ai.

Luka Doncic është duke kaluar në formë fantastike në sezonin e tij të dytë në NBA.

Deri më tani, Luka ka mesatare prej 33.5 pikë për ndeshjem 9.9 kërcime dhe 9.2 asistime.