Tesla prodhoi vitin e kaluar rreth 9,300 automjete më shumë se më 2017, gjë që ka ngjallur spekulime në qarqet industriale për të rritur furnizimet, pasi kërkesa për makinat elektrike të kësaj kompanie mund të fillojë të bie.

Nëse kërkesa bie, thonë analistët, kompania do të hyjë në një fazë të re të biznesit. Ashtu si krijuesit e tjerë të makinave, Tesla, siç thonë ata, duhet të reduktojë prodhimin ose të ulë çmimet për të rritur shitjet, raporton AP.

Një rënie në kërkesën gjithashtu mund të “grumbullojë” fitimet e kompanisë dhe të rrezikojë premtimin e drejtorit të përgjithshëm Elon Musk se Tesla do të arrijë fitime të qëndrueshme tremujore.

Sot, kompania ka ulur çmimet për 2,000 dollarë  për secilën prej tre modeleve, duke thënë se kjo do të ndihmojë klientët që të paraqesin më mirë një anulim të një kredie federale tatimore prej 7,500 dollarësh, transmeton KosovaPress.

Kredia e këtij muaji e blerësve të Tesla ka rënë në 3.750 dollarë dhe është planifikuar që ky lehtësim tatimor gradualisht të hiqet deri në fund të vitit.

Tesla njoftoi se kishte prodhuar 254,530 makina dhe SUV vitin e kaluar dhe se ka shitur 245,240 makina.

Shitja për gjithë vitin përputhet me vlerësimet e Wall Street, por të dhënat për tremujorin e katërt u zvogëluan.

Në fakt, nga Tesla raportuan se në periudhën tetor-dhjetor ata shitën 90.700 njësi dhe analistët në anketën e agjencisë FaktSet parashikuan 92.000 automjete.