Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Sherif Bilalli ka bërë një propozim lidhur me krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë më 1999.

Sherifi tha se duke pasur parasysh krimet që ky shtet i ka bërë gjatë vitit 1999 është koha që të krijojmë një komision ad-hoc.

“Duke pasur parasysh lidhur me sanksionimin e krimeve të Serbisë, nga shteti, nga ushtria dhe nga të gjitha aparatet e segmentit të Serbisë në Kosovë, është koha që të krijojmë një komision ad-hoc nga Kuvendi dhe të gjitha deklarimet publike të partive politike t’i shkrijmë në një rezolutë të përbashkët. Unë deri më tani u konsultova me kryetarin e Kuvendit para se me u konsultua me të unë që nga e premtja kam pasur kontakte edhe me parti politike të cilët në parim kanë thënë se po jemi dakord që të fillojë një proces i tillë”, tha Sherifi.