Prodhuesi gjerman i makinave BMW njoftoi të martën se ka arritur shitje rekord prej 2.49 milionë makinave BMW, Mini dhe Rolls-Royce vitin e kaluar.

“Grupi BMW arriti rekord në vitin 2018. 2.49 milionë automjete nënkuptojnë se BMW Group është kompania lider në botë për automjetet premium për vitin e 15-të radhazi,” tha Shefi Ekzekutiv, Harald Krueger.
Daimler ende nuk ka publikuar shifrat vjetore të shitjes për makinat e Mercedes-Benz, kështu që mbetet e paqartë nëse marka BMW kaloi Mercedes-Benz sa i përket shitjeve në vitin 2018.

Vlen të theksohet se shitjet e makinave BMW, Mini dhe Rolls-Royce ishin më të larta se Mercedes-Benz në vitin 2017.