BONEVET është një hapësirë krijuese apo mësimore ku të gjithë personat pa dallim moshe inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato.

Në këtë qendër zhvillimore të teknologjisë, pjesëmarrësit i sjellin në jetë idetë e tyre që për shumëkënd mund të mbesin vetëm në imagjinatë.

Eglantinë Avdiu e cila është mentore e klasës Origami  në intervistën realizuar nga Gazeta Observer na flet më shumë për këtë qendër teknologjike.

Pothuajse çdo krijim realizohet copë për copë me materiale të huazuara nga mjete të tjera gjetiu e që finalizohet i tëri si prodhim i bërë kokë e këmbë vet.

Në Bonevet takuam fëmijë të cilët kishin krijuar robotë me aftësi lëvizëse e që i kishin ndërtuar brenda një kohe jo dhe aq të gjatë.

Bonevet është qendra e parë e këtij lloji në Ballkan, e që deri më tani është i lokalizuar në Gjakovë, Prishtinë dhe Kaçanik.

Për më shumë ndiqeni videon: