Canon ka thënë se është duke zhvilluar një kamerë full-frame e cila është e aftë që të incizoj video me rezolucion 8K.

Shefi i prodhimit në Cannon, Yoshiyuki Mizoguchi ka konfirmuar se kamera 8K tashmë është në seritë R EOS.

Një ide e tillë megjithatë mund të jetë shumë larg, pasi shumë analist thonë se Canon veç se ka ngecur në 4K qe shumë vite, konkretisht nga 5D Mark II, i cili u lansua në 2008-ën.

Mizoguchi ka thënë se Canon është duke punuar në shumë modele të kamerave EOS R tani, e ai 8K mund të mos jetë modeli i ardhshëm i lansuar nga kjo kompani.

“Nuk ka dyshime që një model profesional është duke ardhur, por ndoshta mund të mos jetë ai që përkrah video incizimet 8K”, ka shtuar ai.