Disa gra marrin unaza kur martohen, por një grua nga Kalifornia dhe burri i saj vendosën të shkëmbenin “bong”-at.

Të apasionuarit pas marihuanës Coral dhe Mio mund të mos i kenë shkëmbyer unazat më 20 prill, por ata gjetën një mënyrë për të përfshirë dashurinë e tyre për bimën në ditën e tyre të madhe.

Pak minuta para se të thoshin “Unë pranoj” në Santa Cruz në tetor, dyshja pi marihuanë së bashku nga “bongu” që ata kishin bërë.

Corali, i cili me burrin e saj të ri drejton blogun dhe kanalin në YouTube Coral Reefer, si edhe llogaritë përkatëse të mediave sociale, përdorën Instagramin muajin e kaluar për të ndarë fotot e tyre në ditën e tyre të martesës.

Marihuana është e ligjshme në Kaliforni. Çifti shkoi në muajin e mjaltit në Kosta- Rika, ku Gjykata Supreme e vendit dekriminalizoi sasi të vogla të marihuanës dhe kultivimit vitin e kaluar.