Loja me fëmijët duhet marrë seriozisht. Për vetë rëndësinë që ka për formimin e tij. Në qoftë se fëmija juaj 3-muajsh po mëson si të rrëmbejë objekte, lërë të luajë me lodra të mëdha e të buta.

Nëse në 12 muajsh ai po eksploron shkakun dhe pasojën , le të luajë një version të thjeshtë kukafshehthi nën tavolina dhe karrige.

Loja sociale

Ndërveprimi me ju dhe të tjerët është e rëndësishme gjatë vitit të parë. Foshnjat pëlqejnë të buzëqeshin, shikojnë dhe qeshin.

Loja me objekte

Prekja, goditja, futja në gojë, hedhja, shtyja dhe eksperimente të tjera janë mahnitëse për fëmijët nga 4 në 10 muajsh.

Lojë funksionale dhe përfaqësuese

Pretendimi për të përdorur objekte të njohura në mënyrë të përshtatshme – të shtyjnë një makinë kositëse lodër mbi bar apo të telefonojnë gjyshen me një furçë flokësh, për shembull – është maksimumi i argëtimit për 12 deri 21-muajshit, ndërsa imagjinata fillon të lulëzojë.

Loja e hershme simbolike

Kjo lojë, e zakonshme rreth moshës 2 vjeçare, krijon diçka nga asgjëja. Fëmija juaj mund të luajë me një kuti këpucësh sikur të ishte një autobus shkolle, e plotësuar me zhurmat motorike, për shembull, ose të bëjë sikur po ha një unazë plastike, duke këmbëngulur është një petull.

Loja e roleve

Rreth 30 deri 36 muaj aktori juaj i vogël pak do të fillojë të marrë role të reja. Të luajë mjekun, mësuesin, ose mamin, është e zakonshme tani.

Cilat janë lodrat më të mira për fëmijën tim?

Lëreni moshën të jetë udhëzuesi juaj. Për shembull, 2-mujorët me lodrat që lëvizin kënaqet, ndërsa 15-mujorët në duan pak më shumë ngacmim – të bëjnë sikur gatuajnë në një kuzhinë lodër

Si mund të bëjë më të madhe kohën e lojës së fëmijës tim?

Mendoni për kohën e lojës i më shumë sesa koha me lodër. Loja është çdo aktivitet i kënaqshëm që përfshin njerëz, objekte, apo lëvizje.

Çdo gjë nga hedhja e flluska njëri-tjetrit për te këndimi apo përplasja e ujit në vaskë apo ndjekja nëpër dhomë, kualifikohet si lojë. Nëse e keni parë ndonjëherë një 12-muajsh të magjepsur me një kuti kartoni, ju e kuptoni sesa të gjerë janë parametrat.

Uluni poshtë në dysheme me fëmijën tuaj. Ju jeni lodra e fundit, dhe çdo aktivitet do të duket më argëtues nëse fëmija juaj do ta ndajë atë me ju. Bisedoni me fëmijën tuaj, ndërsa luani ju do të ndihmoni në nxitjen e aftësive të tij gjuhësore.

Futjuni aktiviteteve të lojës kur fëmija juaj është i lumtur dhe i çlodhur, sugjerojnë psikologët e zhvillimit Ndaloni kur fëmija juaj duket se është lodhur. Fëmijët kanë pragje të ndryshme për nxitje. Kur duket i mërzitur, i bezdisur, ose i lodhur, është koha për një pushim.

Jepni fëmijës tuaj një shans për të luajtur vetëm dhe me të tjerët. Të dyja llojet e lojës janë të dobishme.

Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë aktivitetet dhe të kontrollojë drejtimin e lojës së tij. Ju mund të sugjeroni gjëra të reja apo të paraqisni opsione të reja, por fëmija juaj duhet të jetë bosi. Në fund të fundit, loja është për argëtim dhe në qoftë se ka një gjë që fëmija juaj është ekspert tashmë, kjo është të kënaqet.