Cinxer’ i marrë
gjithë behare
e shkoi duke kënduar
ndër kopshte të lulëzuar
Po behari shkoi,
cinxeri pushoi
dhe zuri të qajë
se s’kish se ç’të hajë.
T’i mos vdesë nga uria
një ditë del nga shtëpia,
dhe miligonës i thotë:

-Zonjë, sot bën shumë ftohtë.
s’kam ç’të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy koqe grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjiton dhe mik
Të të vijë keq për mua.
Po milingona s’ep hua
se është fort e shtrënguar
— Në behar s’paske punu
Thotë zonja milingonë.

— Këndova, për zonë,
beharë të tërë
ndë fush’ e ndë male,

— Fort mirë ke bërë,
tani hidhu valle!

Autor: Andon Z. Qajupi