Foto ilustrim
Komisioni Rregullator për Energjetik i Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga mesnata të ul çmimin e derivateve të naftës.

Sipas vendimit të ri, benzinat lirohen për një denarë deri në një denarë e gjysmë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.

Në bazë të vendimit, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 1.50 denarë më lirë, ndërsa EUROSUPER BS-98 për një denarë.

Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 68.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-95 do të shitet për 66.50 den/lit.

Ulet edhe çmimi i mazutit për 0.740 denarë për kilogram. Tani mazuti do të shitet për 32.954 den/kg.