A mundet një Audi RS3 Sedan të jetë më e shpejtë se një makinë sportive? Sipas kësaj video të publikuar, përgjigja është cuditërisht, po!

Me modalitetin e drejtimit “Dynamic” të ndezur dhe funksionin “Launch Control”, ky RS3 doli të jetë më i shpejtë në 0-100 km/orë sesa Lamborghini Gallardo LP550-2.

Testimet u zhvilluan në një zonë pa limit të shpejtësisë në autostradën gjermane.