Më 17 janar do të shitet në ankand në SHBA një nga limuzinat e Adolf Hitlerit, me të cilat ai shfaqej në parada. Në shtetin amerikan të Arizonës ofrohet në ankand limuzina e Hitlerit, e prodhuar në firmën Daimler-Benz në Sindelfingen në periudhën 1938 – 1939.

Fakti që automjeti që Hitleri përdorte në parada ofrohet tani për shitje në gjendje shumë të mirë, konsiderohet vërtet si një sensacion – dhe për këtë shitje në ankand po diskutohet po aq shumë sa edhe për gjërat e tjera që lidhen me diktatorin gjerman.

Historia e automjetit me targën 1A 148461 është dokumentuar në mënyrë të përpiktë. Shoferi i Hitlerit, SS-Obershturmbanfyhreri Erich Kempka, është kujdesur personalisht për porositjen e makinës, e cila u dorëzua në fund të korrikut 1939, pak para fillimit të luftës.


Baza për limuzinën e fyhrerit ishte modeli 770 K “Mercedes i Madh”