Një njeri ka rrezikuar jetën e tij pasi ka nervozuar shumë një deve.

Në një video të publikuar në Youtube, shihet deveja duke ndjekur rreth e rrotull veturës një njëri, që besohet ta ketë zemëruar atë.

Njeriu në video pasi disa herë rrotullohet rreth veturës, arrin të hapë derën dhe të futet në veturë, përderisa deveja vazhdon në kërkim të tij.

Në vend që t’i ndihmojnë, disa persona që e incizojnë këtë, dëgjohen duke qeshur me zë, përderisa deveja ka mundur të kthehet edhe nga ata.

Dihet që devet munden të jenë të rrezikshme kur të bëhen agresive dhe goditjet i kanë të forta.