Një shtëpi afër ambasadës gjermane në Arbëri të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Siç shihet në këto pamje të dërguara nga një dëshmitar për Indeksonline, tymi i madh po del nga një shtëpi në këtë lagje.

Në këto pamje, shihet edhe një person në kulmin e shtëpisë ku po digjet.

Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të shuaj zjarrin që ka kapluar kulmin dhe katin lartë të shtëpisë.

Nuk dihet për shkaqet që kanë quar deri te zjarri.