Në debatin e parë publik për katër draft-amendamentet kushtetuese në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë janë prezantuar disa propozime dhe vërejtje nga ana e ekspertëve nga opinioni shkencor dhe sektori joqeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev dje ka hapur debatin e parë publik për draft-amendamentet kushtetuese duke përmendur propozime të pranueshme të mundshme të cilat mund të jenë pjesë e tyre, ndërsa janë trajtuar në debatin në Komisionin kuvendor dhe në seancë plenare.

Sot, ai do të mbajë fjalim në diskutimin e dytë nga pesë diskutimet publike për ndryshime kushtetuese. Diskutimi do të mbahet në Universitetin FON, ku folës do të jenë edhe rektori i Universitetit Nano Ruzhin dhe profesori universitar Temellko Ristovski, ndërsa diskutimin do ta hapë dhe do ta drejtojë dekania e Fakultetit Juridik, Sejdefçe Xhafçe.

Në draft- amendamentet, siç përkujtoi Zaevi janë inkorporuar edhe propozime të tetë deputetëve dhe ka njoftuar në vendimin e ndryshimeve kushtetuese vetëm nëse Greqia e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.

Një pjesë e këtyre propozimeve janë për realizimin në shtëpi të Marrëveshjes, në Preambulën aty ku flitet për referendumin e vitit 1991 që të futet edhe Kushtetuta e RM-së, për qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj të qëndrojë “edhe qytetarët që janë pjesë e popullit shqiptar…”, ndërsa po ashtu tha kryeministri me rëndësi është ne pjesën e shtetësisë të precizohet çka është shtetësi dhe çka bashkësi etnike.

“Patjetër të pranoj”, tha ai se konsultohemi me Greqinë dhe ata janë me ne. Zaev ka shtuar se për disa nga këto propozime ka mendim pozitiv tek anëtarët e Qeverisë.

Profesori Lubomir Fërçkovski konsideron se amendamentet nuk e rrezikojnë bazën qytetare të shtetit, se janë të pranueshme në aspekt të çështjes identitare dhe se disa pjesë forcohen bile edhe kur përmenden bashkësi tjera etnike si dhe ajo se zgjidhjet janë në kuadër të standardeve juridike kushtetutare.

Profesori Vllado Popovski ka dhënë propozime të tija për forcimin e draft- amendamenteve duke theksuar se në Preambulën e Kushtetutës qartë të precizohet populli maqedonas…

Në debat marrin pjesë deputetë, përfaqësues të opinionit shkencor, organizata qytetare, gazetarë…

Ky është debati i parë publik nga gjithsej pesë për ndryshimet kushtetuese.