Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve në Kosovë (ShKÇAK) dhe “Baker Tilly Kosovë”, kanë organizuar të mërkurën konferencën me temën “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se raportimi dhe auditivi i Pasqyrave Financiare të ndërmarrjeve ndikon në performancën e kompanive, dhe si rrjedhojë uljen e informalitetit. “Është shumë e rëndësishme të diskutohet për auditimin dhe raportimin financiar pasi ka me rëndësi jo vetëm për informim, por edhe për vetëdijesimin e kompanive në raportimin financiar. Çdo përmirësimi i raportimit financiar ka ndikime pozitive në performancën e ekonomisë, por të njëjtën kohë në performancën e kompanisë”, ka thënë Rukiqi, duke shtuar se çështja e informalitetit akoma mbetët sfidë. “Ne jemi duke folur çdo herë e më shumë për koston e kapitalit dhe normalisht që ka një lidhje të drejtpërdrejtë me për rëndësinë e raportit financiar. Çështja e ekonomisë informale është sfidë dhe ka ndikim substancial ka raporti financiar”, u shpreh ai.

Kurse, drejtori ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se në vazhdimësi kanë ofruar shërbime efikase për tatimpaguesit dhe se digjitalizimi i sistemit mbetët prioritet. “ATK ja në vazhdimësi parashtron kërkesë që të bëhet edhe raportimi financiar i bizneseve. Jemi në fazën e digjitalizimit të sistemit dhe na u ka paraqitë një masë jo e kënaqshme për kategoritë A që mos të jetë asnjë tatimpagues”, ka thënë Murtezaj, transmeton ‘epoka e re’.

Ai po ashtu foli edhe për marrëveshjen e vitit 2016-të në nënshkruar me KRPP-në, e që sipas tij, s’ka zbatueshmëri të nivelit të kënaqshëm. “ATK-ja në vazhdimësi ka ofruar shërbime efikase konform tatimpaguesve dhe misionit tonë e që është: përmbushja tatimore, trajtimi i barabartë, si dhe lehtësira tatimore. Sa i përket përmbushjes tatimore ne kemi nënshkruar një marrëveshje me KRPP-në në vitin 2016 dhe nga ajo kohë s’është përmbush kjo marrëveshje në nivelin e kënaqshëm. ATK- ja në vazhdimësi parashtron kërkesë që të behët edhe raportimi financiar i bizneseve, pasi në e kemi detyrë t’i raportojmë më pas të KRRP-ja ato pasqyra, prandaj është e domosdoshme që ta rishikojmë këtë marrëveshje”, u shpreh ai.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokol Havolli, ka thënë se Informata e sakta për raportimi  financiar, ndikojnë në  procesin e riskut, por dhe të mbikëqyrjes. “BQK-ja ka qenë e fokusuar në vazhdimësi  vazhdimisht më agjendën e raportimit financiar. Informata e sakta për raportimi  financiar, ndikojnë në  procesin e riskut, por dhe të mbikëqyrjes. Është e rëndësishme të theksohet roli i procesit të auditimit dhe kontabilistëve pasi aplikimi i standardeve është i rëndësishëm vetëm nëse shtyhet nga kontabilistët dhe auditorët. Si BQK shprehim agjendën e raportimit financiar ta mbajnë prioritet”, u shpreh ai.

Lulzim Zeka, partner auditues në “Baker Tilly Kosovë”, ka thënë se është e rëndësishme të kategorizohen ndërmarrjet në ndërmarrje të vogla, të mesme dhe mëdha, pasi ato ndërmarrje që kanë mbi 4 milionë euro janë të obliguara që të bëjnë auditivin, kurse ato që kanë qarkullin nën këtë shumë mund ta kenë vetëm rishikimin e pasqyrave financiare. “Ndërmarrjet që kanë mbi 4 milionë euro qarkullim duhet ta bëjnë auditmin. Rishikimi dhe auditimi janë çështje që rrisin besueshmërinë në pasqyrave financiare.  Rishikimi mundë të kryhet nga ndërmarrja gjë që ndikon në rritja e besueshmërisë së pasqyrave financiare. NVM-të,  janë komplekse në shumicën e rasteve pasi përdoruesit mund të thonë se një “profesionistë i ka rishikuar pasqyrat tona” dhe atë mundë t’ua dërgojnë më pas bankave, porse auditimi ofron siguri maksimale”, ka thënë Zeka.