Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, është anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi për anëtarësimin e Kukës në AAK është bërë i ditur nga kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e tij në “Facebook” Haradinaj shkruan se ndihet i nderuar me vendimin e Driton Kukës për t’iu bashkuar AAK-së. Ai e ka cilësuar Kukën si ‘një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo.

“I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.