Ish drejtoresha e kulturës në Komunën e Prishtinës, tash asambleiste nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi,  28 Nëntorin e feston pak më ndryshe se të tjerët, pasi  Festa e Flamurit përkon edhe me datën e saj të lindjes. 

Vlora në një intervistë për Gazetën Observer tregon se kush e ka pagëzuar, cili është raporti i saj me emrin, me peshën që ai mban, se a i ka sjellë telashe përgjatë jetës etj.

A po e feston Vlora këtë festë me po të njëjtin emocion si më parë, nga kush ka marr urimin më të mirë ose dhuratën më të adhurueshme për dy festat e saj?

Përveç kësaj  Vlora flet edhe për atë se çfarë u punua gjatë kohës së drejtimit të saj në Drejtorinë e Kulturës, për emocionet gjatë zbulimit të lapidarit  që u bë dje në kryeqytet në kujtim të demonstratave të ’68-tës që lidhen edhe me emrin e veprimtarinë e babait të saj, por edhe angazhimet e tjera të saj si zë në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe shtyerjen para të çështjeve gjinore.

Për më shumë ndiqeni intervistën: