Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, djali ka gjetur babanë në pusetën e oborrit.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.