Një punëtor ndërtimi është vënë në një situatë të bezdisshme me këmbët e mbështjella rreth një shtylle, pasi shokët e tij të punës i bëjnë një rreng.

Pamjet tregojnë se ndërtuesi ‘është lidhur’ pas një shtylle metalike në Darlington, Qarku Durham.

Shoku i tij postoi videon dhe tha: ‘Shoku im i punës ishte i bindur se do ishte në gjendje të dilte nga ajo, por gaboi’.

Dhe shokët e tjerë të punës po ashtu kanë qeshur në histeri ndërsa ndërtuesi përpiqet të ngrihet lart nga toka kur nuk mund të zgjidhë këmbët nga shtylla metalike.

Një ndërtues përpiqet ta ngrejë lart, por këmbët e tij mbeten të nyjëzuara rreth shiritit.Ai thotë: ‘Ti po më këput kyçin e këmbëve!’

Në fund ai ka mundur të lirohet falë ndihmës së kolegëve që i punuan këtë rreng.