Në një vendvotim në një fshat të Prishtinës ka votuar një nuse, e veshur pikërisht me kostumin e dasmës – vello.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi e arritur në adresë të Klan Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur që kjo nuse votoi në fshatin Grashticë të Prishtinës, ndërsa dhe po mbante ceremoninë e martesës së saj.

Rikujojmë se votimi në Kosovë është hapur në ora 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.