Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, as Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përkrahë buxhetin e vitit 2019.

Kryetari i i kësaj partie, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij i ka dhënë kritika këtij draft-buxheti për buxhetin e vitit 2019.

“Buxheti i vitit 2019 është i shpenzimit qeveritar e jo zhvillimit ekonomik. Ky buxhet do të gërryejë edhe fondin e privatizimit. Konstatimet për rritje në sektorin publik dhe privat nuk janë të vërteta”.

“Importi është duke u rritur në një nivel shumë të madh. E vetmja variabël që ndikohet pozitivisht është pasuria e zyrtarëve qeveritarë dhe e biznismenëve qeveritarë”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka kritikuar faktin që sipas tij në këtë buxhet përfshihet shumë dy herë më e madhe për Qeverinë se sa për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

Ka pasur kritika në mënyrën e shpërndarjes së buxhetit teksa, ka kritikuar Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për numrin e madh të të punësuarave në Qeveri.

Duke parë gjithë këto, kryetari i VV-së Albin Kurti, tha se partia e tij nuk do ta mbështesë këtë buxhet.