Elvana Shala, ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën e cila këtë vit ka marr mandatin për herë të dytë, prej se e ka nisur këtë rrugëtim ka qenë zëri i fuqishëm për të prezantuar Kosovën anembanë botës, ndërsa në Kosovë është zëri i kategorive të margjinalizuara për të qenë zëri i viktimave të dhunës, i personave me nevoja të veçanta…

Sikurse për projektet e kaluara, Elvana mori shumë lavdata edhe për projektin me moton ‘E bukura fillon me ne’, që u mbajt ditë më parë në Prishtinë, ku protagonistët e sfilatës ishin personat që ofrojnë shumë dashuri pa marr parasysh aftësitë e kufizuara që kanë ata.

Për Gazetën Observer, Elvana ka folur për këtë projekt që e realizoi me shumë dashuri, për sfidën që ka pasur me shëndetin e saj, për misionin e saj si ambasadore, për planet në të ardhmen e afërt e shumë gjëra të tjera me rëndësi.

Ndiqeni intervistën në vazhdim: