Ish- kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Ferati ka thënë se në PTK është i punësuar që prej vitit 2006.

Me anë të një statusi ai ka treguar se si gjatë kësaj kohe janë punësuar njerëzit e PDK-së e të LDK-së.

Sipas tij, tani e kanë radhët anëtarët e AAK-së dhe të NISMA-s.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Për ju që nuk e dini, unë punoj në PTK prej vitit 2006! Personalisht kam përfituar nga PTK sidomos për trajnimet e kushtueshme ndërkombëtare që kam ndjekur! Në vitin 2009-2014 isha i angazhuar në cilësinë e trajnerit dhe në trajnime vinin kolegë meritorë por edhe nga ata që nuk dinin shkrim lexim! Dy herë kam qenë i degraduar por edhe i kërcënuar nga ish drejtori SH.H! Vitet e fundit nuk jam aspak prej puntorëve të dalluar! Më kujtohet kur PDK dhe LDK kishin një ‘marrëveshje të fshehtë” për punësim dhe PDK punësonte menaxherë ndërsa LDK punësonte rojtarë dhe postjerë! Rendin e ka NISMA e modifikuar dhe AAK-ja! Me rend shkojnë këto punë!