Një grup ushtaresh që këndojnë dhe vallëzojnë për të parin e vendit, Kim Jong-un. Këto janë pamjet më të reja që vijnë nga Koreja e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje ku ato shihen “të armatosura” me një fizarmonikë, një kitarë dhe një sërë daullesh, me uniformë dhe që realizojnë një shfaqje për liderin, derisa ai gjendet i ulur pas një tavoline.

Kim fillimisht duket i pa impresionuar nga performanca, por më vonë qëndron në këmbë për të duartrokitur gratë dhe madje pozon një foto me ato.

Nuk është e qartë se ku ose kur janë marrë pamjet, por ato u ndanë në internet dje nga NK News me qendër në SHBA.

Në pamje, Kim është ulur me zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut pas një tavoline në një dhomë të vogël, e cila duket pothuajse si një klasë shkollore.

Gratë në pjesën e përparme të trupës duken emocionale, madje edhe të përlotura, pasi i drejtohen udhëheqësit suprem nga ana tjetër e dhomës.

Ushtarët femra shihen duke vallëzuar në unison dhe duke luajtur atë që duket se janë harmonikë, ndërsa një femër është duke kënduar – megjithëse klipi nuk ka zë.

Ndryshe, Kim është parë pak deri më tani këtë vit, derisa vendi gjendet në një “bllokim” sa i përket bisedimeve bërthamore me Washingtonin.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të rifillojë testet e raketave balistike ndërkontinentale nëse SHBA nuk tregon më shumë fleksibilitet.