Florian Marku arriti ta fitojë ndeshjen e gjashtë radhazi si boksier profesionist, dhe pasi e arriti këtë fitore ai bëri një shkrim në facebook.

Marku u shpreh falënderues ndaj zotit e po ashtu për gjithë ata që e kanë përkrahur, pasi që ka treguar se dy ditë para se të boksonte ishte me temperatur kurse edhe gjatë ndeshjes e kishte lënduar dorën e djathë mirëpo prap e ka vazhduar ndeshjen.

‘Jam shume i lumtur për fitoren sot, më shumë se kurr sepse çdo gjë ditët e fundit shkonte mbrapsht, gjithçka përveq fitores. Dhe fitorja për mu është gjithçka në këtë jetë. Faleminderit të gjithve’, tha Florian Marku.

Marku arriti të fitoj kundër Nathan Bendon, ku pas gjashtë roundve gjyqtarët vendosën në favor të shqiptarit.