Couple having conversation in living room
Gabimi i femrave është se i qortojnë meshkujt për qëndrimin e tyre, kinse i duan ato më pak se një natë më parë, kur ishin shumë të dashur e romantikë.

Një çift i mençur, që janë të lirë në komunikim ndërmjet tyre, njëri-tjetrit ia thonë se çfarë dëshirojnë dhe kënaqen vetë, por kënaqësia është e ndërsjellë.

Kjo gjë bëhet duke rënë dakord, duke bërë e duke provuar jo vetëm atë çfarë e pëlqejmë vetë, por edhe atë që e pëlqen tjetri, gjithmonë sipas rastit.

Flisni shtruar me partnerin tuaj për seksin dhe dashurinë, lejoni mashkullit që herë pas here të bëjë atë që dëshiron.

Kjo nuk prish harmoninë dhe as jetën tuaj seksuale. Mos rrini të heshtur, ashtu shtrirë, por flisni, i thoni njëri-tjetrit se çfarë dëshironi.

Meshkujt e pëlqejnë seksin oral, jo aq ngaqë ata ndiejnë shumë kënaqësi nga ky lloj seksi, sesa nga fakti që në këtë moment ata ndihen vërtet të dëshiruar e të dashuruar nga femrat.

Seksi oral për mashkullin është një nga dhuratat e çmuara që e kënaq dhe e bën të dashurohet nga femra në një moment kur ka një eksitim me një ndjesi maksimale